COVID

Rreth gjysma e rasteve të reja me covid-19 janë evidentuar vetëm në Prishtinë

Rreth gjysma e rasteve të reja me covid-19 të regjistruara dje, janë evidentuar vetëm në Prishtinë. Kjo ka bërë që autoritetet shëndetësore të kryeqendrës të japin shpjegime se si ka mundur të vije deri të ketë rezultate. Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka deklaruar se sa më i madh të jetë numri i testimeve në vend, aq më i madh do të jetë numri i të infektuarve. “Sikur t’i realizojmë nesër 3200 testime, sigurisht se do t’i kemi 700 infektime. Ky është proporcioni dhe nuk mund të jetë ndryshe. Varet edhe nga rastet dhe personat që identifikohen si kontakte”, ka saktësuar drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi. Ai ka shtuar më tutje se si profesionist, është për mbajtje të maskës, për mbajtje të higjienës dhe distancës. Këto tri masa na mbrojnë më së shumti.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku: Kërkuam të drejtën për votim, por VV po insiston në procedura jokushtetuese

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në takimin e ftuar …