Posta e Kosovës

Telekomi i Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për medie

Pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon, Telekomi i Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për medie. Përmes një komunikate drejtuar mediave, Telekomi ka bërë me dije se Devollët kanë lënë pa paga rreth 3 mijë e 300 punëtorë dhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. “Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe të gjitha shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra përveç tjerash, me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagoj dhe zgjidh këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Telekomit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Decentralizmit të tanishëm i ka skaduar afati

Besnik Tahiri: Konsultimet për presidentin ishin formalitet, synimi ishte kontrolli i tri institucioneve kryesore

Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se procesi i konsultimeve politike për zgjedhjen e …