Ramush Haradinaj

Haradinaj: Shumica qeveritare i ka shndërruar numrat në Kuvend në instrument të paprekshmërisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkruar  se shumica qeveritare në vendin tonë  i ka shndërruar numrat në Kuvend në instrument për paprekshmërinë e vet, në vend se t’i shfrytëzonte për paprekshmërinë e shtetit. “Shumica qeveritare në Kosovë, në vend se numrat në Kuvend t’i shfrytëzojë për paprekshmërinë e shtetit, ata këta numra i kanë shndërruar në instrument për paprekshmërinë e vet. Përtej kësaj ata i kanë futur duart në shtet, në territor dhe në rend kushtetues, prandaj nuk mund ta drejtojnë më këtë vend. Ata nuk kanë marrë votë për ta cenuar shtetin, por për ta qeverisur atë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Është rritur indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për …