Vetevendosje

Vetëvendosja nuk do të jenë të pranishme në seancë, as në ceremoninë e emërimit të kryetarit të Kosovës

Vetëvendosja ka bërë të ditur se deputetët e saj nuk do të jenë të pranishëm në  seancë,  as në ceremoninë e emërimit  të kryetarit të Kosovës. Adonis Tahiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se emërimi i kryetarit në shesh është absurd. Ne nuk e njohim Thaçin për kryetar. “Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë as ditën kur do të betohet ai në Kuvend. Për ne, zoti Thaçi asnjëherë nuk do të jetë kryetar i Kosovës. Ne e kemi parë mënyrën se si është zgjedhur ai, me sa policë është zgjedhë brenda dhe jashtë Kuvendit, dhe me snajperistë mbi Kuvend, duke bërë presion mbi deputetë, gjithashtu edhe mbi protestues. Inaugurimi i tij në shesh, flet për një absurd tjetër për vetpërceptimin e tij, për “madhështinë” e tij, e cila realisht nuk ekziston. Për këtë arsye ne nuk do të jemi pjesë e një inaugurimi të tillë, e pjesë e seancës ku do të betohet”, ka nënvizuar,  Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …