leoni

Ministrja, Meliza Haradinaj, ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani

Ministrja, Meliza Haradinaj, ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës,  Meliza Haradinaj,  ka zhvilluar takimin e parë në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në Gjermani. Ajo në Berlin është pritur në takim nga Kristina Bainhoff, zëvendës-shefe e parë për punë të jashtme dhe siguri në zyrën e kancelares gjermane, Angela Merkel. “Kishim diskutime të thella rreth dy temave strategjike për Kosovën: liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë, duke kërkuar edhe njëherë rolin aktiv të kancelares Merkel për t’i dhënë drejtimin e domosdoshëm strategjik epilogut të tyre”. “E drejta e fituar e Kosovës për lëvizje të lirë duhet të formalizohet sa më parë, dhe dialogu me Serbinë nuk ka epilog tjetër pos njohjes reciproke në kufijtë ekzistues, dhe sipas rendit aktual Kushtetues si parime të panegociueshme”, ka thënë kryediplomatja Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …