Aleksander Vucic

Vuçiq: Për shqiptarët preferuari është Xho Biden, por unë kam raporte korrekte me të, sidomos me Trumpin

Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës së Qeverisë së Serbisë,  në Beograd. Ai tha se çështja e njohjes reciproke nuk është çështje për të cilën Serbia ndonjëherë do të diskutojë, dhe përsëriti se Prishtina është e obliguar t’i përmbushë obligimet e dala nga marrëveshja e Brukselit, e cila fillimisht përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicës serbe. “Na duhet një zgjidhje kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit.  Ai saktësoi se në kontekstin e Kosovës, zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara janë të rëndësishme për Serbinë. “Për shqiptarët  preferuari është Xho Biden, por unë me të personalisht kam raporte korrekte, edhe pse ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Për sa i përket fitores eventuale të Donald Trumpit, që është e vështirë, por jo e pamundshme, për Serbinë do të ishte më mirë, tha Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …