Kardiokirurgjia demanton Tefik Bekteshin, operacionet po vazhdojnë sipas planit

Kardiokirurgjia demanton Tefik  Bekteshin, operacionet po vazhdojnë sipas planit

Kardiokirurgjia demanton Tefik  Bekteshin, operacionet po vazhdojnë sipas planit

Në lidhje me shkrimin e botuar në medie, “pezullimi i drejtorit, kardiokirurgjia saboton punën”,  Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në Klinikën e Kardiokirurgjisë nuk ka pasur sabotim të punës, por operacionet janë kryer sipas programit operativ të planifikuar.

Mjekët e Klinikës së Kardiokirurgjisë kanë njoftuar drejtorinë e përgjithshme të ShSKUK-së, se nuk ka pasur dhe nuk ka bojkotim të punës dhe se operacionet po realizohen sipas plan-programit. Sipas të njëjtit njoftim, ata fare nuk janë konsultuar lidhur me këtë shkresë dhe e njëjta është bërë nga Tefik Bekteshi, i sapo pezulluar  nga komisioni disiplinor, shkresa është bërë pa konsultimin e tyre. QKUK, kërkon nga mediet që para publikimit të shkrimeve të tilla, paraprakisht të verifikojnë lajmin.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Pamjaftushmëria e rritjes së pagave krahas inflacionit të lartë

 Problemet ekonomike të Kosovës kanë një dimension të gjerë dhe fatkeqësisht mungesa e një orientimi …