Kryeministri Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan ku do të pritet Kardinali Pietro Paroli

Kryeministri Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan ku do të pritet Kardinali Pietro Paroli

Kryeministri Avdullah Hoti sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Vatikan. Ai gjatë paradites do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Paroli, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik. Kurse, pasdite në ambientet e Qeverisë italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte. Në vizitën e parë zyrtare të tij në shtetin e Vatikanit dhe në Itali, ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Teuta Sahatqiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …