leoni

Ferat Shala: Trendi i bastisjeve arrogante nga EULEX/Speciale, po dëshmon që qëllimi i tyre është krijimi i spektakleve

Ferat Shala: Trendi i bastisjeve arrogante nga EULEX/Speciale, po dëshmon që qëllimi i tyre është krijimi i spektakleve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas bastisjes së sotme në shtëpinë e Jakup Krasniqit të cilin ai e quan figurë emblematike e UÇK-së, luftëtar të drejtë dhe njeri të pathyeshëm. “Ky trend i bastisjeve arrogante nga ana e EULEX/Gjykatës Speciale, po dëshmon që qëllimi i tyre është të krijojë spektakle, shumë zhurmë dhe hi, pa asnjë nevojë për masa të tilla, qoftë procedurale, apo sigurie, përderisa luftëtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur drejtësisë. Jakup Krasniqi është figurë emblematike e UÇK-së, shembull i luftëtarit të drejtë, intelektualit dhe njeriut të pathyeshëm përballë sfidave atdhetare e jetësore!  Si bashkëluftëtar, si nxënës i juaj dikur, si mik, nuk kam asnjë dilemë që do ta kalosh edhe këtë sfidë, me krenarinë e pastërtinë prej çlirimtari e atdhetari, ashtu siç veprove edhe në atë epokë të lavdishme të kombit tonë. Si gjithmonë, jemi me ju!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …