OVL-UÇK

OVL-UÇK: Do të punojmë që skadimin e mandatit të Speciales ta dërgojmë për interpretim në Kushtetutese

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar pas bastistjeve që ka kryer sot Zyra e Prokurorit të Specializuar në shtëpitë e Jakup Krasniqit. Përmes një komunikate drejtuar mediave, këto organizata kanë thënë se janë duke punuar me deputetët e Kuvendit të Kosovës që skadimin e mandatit të kësaj gjykate ta dërgojnë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ndryshe, për më shumë se shtatë orë forcat e njësisë së EULEX-it janë duke qëndruar në rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit në Prishtinë. Kraniqi një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …