NISMA

Fatmir Limaj: Nuk ka personalitet në kombin shqiptar, që është personifikim i lirisë dhe i pavarësisë, si Jakup Krasniqi

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në konferencën për media pas arrestimit dhe nisjes së anëtarit të kësaj partie, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se skenat që i ka bërë EULEX-i kanë qenë të panevojshme. Një bastisje e tillë ka mundur të bëhet krejt ndryshe, pa pasur nevojë përforcime të tilla, pa pasur nevojë që të shkohet në orën 6:00 të mëngjesit dhe pas pasur nevojë që ta dramatizojnë familjen.  Ne sot bashkëndjejmë me familjen Krasniqi për ato momente që ka kaluar me orë të tëra. Nuk ka personalitet sot në kombin shqiptar në mesin e të gjallëve që është personifikim i lirisë dhe pavarësisë, si Jakup Krasniqi. Gjithë jeta e tij ka qenë në shërbim të lirisë dhe drejtësisë. Duke e njohur dhe duke qenë një bashkëpunëtor i ngushtë për vite të tëra, unë e di saktë se çfarë do të thoshte sot z. Krasniqi. E tërë jeta e tij flet lufta për drejtësi, lufta për barazi dhe lufta për bashkëjetesë. Sot është arrestuar ish zëdhënësi i UÇK-së në kohën kur ish zëdhënësi i Millosheviqit është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Serbisë, ka thënë Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …