Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Në Ballkan në raport me krimet e luftës së fundit nuk ka drejtësi, andaj edhe s’ka paqe të qëndrueshme

Baca Jakup Krasniqi!
Ideali për lirinë, demokracinë, shtetin e kombin,  është lehtë i dallueshëm, sikurse mungesa e tij. Tek ju, në të gjitha etapat kohore e gjej idealin për lirinë!
A po e dijmë?
Sa më i lartë të jetë gjahu në UÇK-në, aq më i suksesshëm do të jetë viktimizimi i agresorit.
Dy kauzat janë të qarta.
Mesi nuk gjindet!
Në ne është të vendosim cilës t’i shërbejmë!
Në Ballkan ka drejtësi të dhelprës!
Në Ballkan në raport me krimet e luftës së fundit nuk ka drejtësi andaj edhe s’ka paqe të qëndrueshme. Ka drejtësi të dhelprës, apo të animit andej nga është fuqia!
Partitë politike dhe gjahu në UÇK-në!
Hajde të dalim nga rrethi vircioz i politikës. Nga ky rreth dalim të gjithë me virtyte jo të blera nga kreditë e servilizmit steril në politikë, por me virtyte të fituara nga jeta reale e mbushur me sakrificë e dashuri për lirinë.
Thonë që në mes dinakërisë dhe kapriçove të interesave, zëri i arsyes mbytet. Në  aktualitetin e sotëm politik nuk bën që tek liridashësit të ketë krizë të arsyesë politike.
Po e marrë lirinë t’ju shkruaj si bashkëveprimtarë në periudhat kohore, por që tani na ndajnë partitë!
Të bëhemi unik së paku në mbrojtje të vlerave të UÇK-së. Akuzat nga Prokuroria Speciale të ngritura e të publikuara për disa, e mbase të përgatitura  edhe për të tjerë, e lëndojnë vlerën e UÇK-së, veçanërisht nëse ka përqarje në mesin tonë!
Të atakuarit nuk akuzohen për vepra të kryera personalisht. Tendenca ka të bëjë me vënien e tërë strukturës drejtuese e komanduese të UÇK-së në akuzë, e më pas për ta kriminalizuar atë, si mekanizëm që gjoja ka kryer vepra jo të mira nga qëllimi dhe e nxitur nga hiearkia ushtarake!  Tendencën e tillë vetëm të bashkuar e ndalim dhe jo të ndarë nga interesa puro-partiake.
Nëse nuk unifikohemi dhe dështojmë, do ta lëndojmë vet shtetin. Do na thonë se shteti ynë u krijua nga krimi. Edhe partnerëve do t’u thonë: Shikoni cilët i keni ndihmuar të bëjnë shtet!
E di se do të thoni se ju vetë e votuat themelimin e Gjykatës, siç ne mund t’ju themi pse e sabotuat ju votimin për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara!? Të dy palët e dimë se si në rastin e parë dhe në të dytin është zgjedhur dëmi më i vogël!

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …