Ministri Zemaj kërkon që të dalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore në Besianë dhe Mitrovicën Veriore

Zemaj kërkon që të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore në Besianë dhe Mitrovicën Veriore

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. Zemaj dhe Daka kanë biseduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në Besianë dhe Mitrovicën Veriore. Ministri përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se si rezultat i gjendjes aktuale me COVID-19, konsiderojnë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …