Lirak Çelaj

Është e turpshme kur dikush i gëzohet dorëheqjes së Thaçit, për t ia zënë vendin, thotë luftëtari i lirisë, Lirak Çelaj

Luftëtari i UÇK-së, Lirak Çelaj  ka thënë se Gjykata Speciale është gjykatë e padrejtë. “Më ka irrituar arrestimi i Jakup Krasniqit. Ai është njeri që ka krenari dhe nuk do t’ia lejonte vetes që do të bënte ndonjë telash ose të ikte. Kishte një përpjekje për të ulë dinjitetin, për të fyer këto figura. Ajo ka qenë pjesa më e rëndë”. “UÇK ka qenë lëvizje gjithëshqiptare. Ka rrjedh nga përpjekjet e shqiptarëve për çlirim. Edhe në luftë ka pasur pjesëtarë nga të gjitha trojet shqiptare”. Më shqetëson fakti se shumë njerëz po iu gëzohen aktakuzave kundër katër krerëve të luftës,  duke shpresuar që do të fitojnë avantazhe politik po i gëzohen këtyre proceseve. Dikush i gëzohet heqjes së Thaçit në asketin politik, por për këtë çështje duhet ndarë Thaçi deri më 1999 dhe Thaçit si kryetar.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …