Vjosa R. Osmani mohon qëndresën titanike të Jasharëve kundër Serbisë dhe atë e paraqet si mendësi shfarosëse të saj

Vjosa R. Osmani mohon qëndresën titanike të Jasharëve kundër Serbisë dhe atë e paraqet si mendësi shfarosëse të saj

E papërmbajtur se e ka dërguar në biletë pa kthim për në Hagë, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, të cilit ia zuri zyrën duke e kapardisur si zonjë e rëndë dhe e trashë,  U.D -ja Vjosa R. Osmani, ka bërë homazhe në kompleksin memorial, “Adem Jashari” në Prekaz. Ajo nuk ka folur asnjë fjalë për rezistencën treditore të Jasharëve, por krejt këtë e ka reduktuar si  mendësi shfarosëse  dhe gjenocidale e Serbisë në Kosovë. Në anën tjetër këtu mund të shohim dëshminë e drejtpërdrejt të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. Kjo tregon për mendësinë shfarosëse të Serbisë për të cilën ajo akoma nuk kërkon falje”, është shprehur Osmani. Këto fjalë hipotetike, duke mos e përmendur në asnjë rast luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, komandant i së cilët  ishte Adem Shaban Jashari dhe përpjekja për ta paraqitur krejt rezistencën si masakër, tregon më së miri qëndrimin e saj antihistorik  të cilin e ka zbuluar edhe në fshatin Reçak, kur u kishte thënë banorëve të atjeshëm se krimi serb në Reaçk e solli NATON dhe jo lufta e UÇK-së, edhe pse ata ishin familjarë të dëshmorëve e martirëve të kombit.

Nuk e meriton Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekaz një interpretim të tillë antihistorik të luftës së Legjendarit Adem Jashari, pavarësisht se kush ka zgjedhur të përulët  apo të përkulet  para Jasharëve, në radhë të parë për qëllime politike, pikërisht në ditën  kur “milicia” e speciale e EULEX-it bastis shtëpitë e krerëve  më të lartë të luftës e të paqes në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …