UCK

Kryetari i Degës së Veteranëve në Has, Xhevdet Thaçi ka hedhur poshtë akuzat se UCK-ja ka pasur baza të fshehta në Shqipëri

Kryetari i Degës së Veteranëve në Has, Xhevdet Thaçi  ka hedhur poshtë akuzat se disa prej ish-luftëtarëve të UCK-së kanë pasur bazat e tyre të fshehta në Shqipëri, ku dyshohet se kanë kryer edhe torturat çnjerëzore për të cilat akuzohen në Gjykatën e Hagës. Sipas tij, intervistat e realizuara në Vlorë, Nikoliq dhe zonën e Hasit me banorë të cilët thonë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qëndruar aty janë të pavërteta. Duam të bëjmë një prononcim. Qëllimi i vëllezërve që dhanë intervistë në Vlorë nuk ka qenë i keq. Jemi të detyruar që të dematojmë me përgjegjësi të lartë se shtëpia e tyre s’ka qenë baza e UCK-së. UÇK nuk kishte baza të vogla më pas vitit ’98 se gjithë ishte Shqipëria bazë sepse luftonin haptas. Jemi të detyruar të demantojmë përmes TCH. Kjo degë përfaqëson 4860 veteranë dhe kush do që të dijë më shumë informacion të drejtohet këtu. UÇK ka bërë një luftë të drejtë, haptas pas vitit ’98 dhe jo të fshehtë, nuk ka pasur baza të fshehta. Përmes mediave nuk duhet të thuhen gjëra që nuk janë. Ata kanë dhënë intervistë se kanë jetuar aty 15 luftëtarë mes tyre edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli. Të gjithë duhet të jenë të drejtë në deklaratat që bëjnë dhe nuk duhet të thuhen gjërat që nuk janë përmes mediave”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …