Meliza Haradinaj-Stublla jep dorëheqje nga pozita e ministres së Jashtme dhe nga të gjitha funksionet në AAK

Meliza Haradinaj: Do të jetë e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për shqiptarët në Serbi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, takoi Kryetarin e Grupit Parlamentar të opozitës së bashkuar Shqiptare në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, të cilin e quajti flamurtar të të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve në Serbi dhe zë i fuqishëm i Luginës për barazi, drejtësi e të drejta të plota. Ajo ka biseduar me Kamberin për nevojat emergjente të shqiptarëve, në Serbi, për të drejtat e përfaqësimit politik në nivel lokal e qendror, për të drejtën për arsim në gjuhën amtare, për mundësi të rritjes profesionale e për ushtrim të lirë të ndjenjës kombëtare. “Është e pakursyer dhe e vendosur përkrahja e Kosovës për Luginën dhe shqiptarët në Serbi, e përmes nismave të fundit, ne do t’u gjindemi bashkëkombasve tanë në këto ditë sfidash por edhe më tej”, shtoi tutje ajo.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …