Veseli

Sot në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, në Gjykatën Speciale, në Hagë

Sot në orën 15:00 do të mbahet paraqitja e parë e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë. Paraqitja e parë e Kadri Veselit do të mbahet në seancë publike. “Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media. Dje para Speciales kanë folur edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Para Tribunalit do të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Shqiptarët në Luginën e Preshevës përballen me diskriminim sistematik

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se shqiptarët në …