Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjetër, në nder të Rexhep Selimit, i cili ndodhet në Hagë

Në shenjë solidariteti për deputetin dhe anëtarin e  Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Rexhep Selimi, të cilit i është konfirmuar aktakuza nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër. Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila ka propozuar një gjë të tillë, e që ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të komisionit. “Çlirimtarët nuk kanë parti kanë atdhe mbi të gjitha. Sot është nevoja më shumë se kurrë ti ulim shpatat partiake. Propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjerët në nder të Rexhep Selimit i cili sot nuk është këtu”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …