Covid

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur pesë persona si pasojë e infeksionit me virusin korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë vdekur pesë persona si pasojë e infeksionit me virusin korona  dhe janë paraqitur raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë  559 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 596 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan Prizren e Therandë Numri total i rasteve pozitive është 25. 388 raste nga 110 mijë të dyshimtë në virusin corona dhe 773 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16. 362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.  253.

Kontrolloni gjithashtu

Profesori amerikan, Edward Joseph kërkon nga Joe Biden që ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës

Edward Joseph: Të gjithëve atyre që u angazhuan me Januszin për çështjet e Ballkanit do t’ju mungoj mendja e tij depërtuese

Eduard Xhozef, ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka …