Erion Braçe

Zëvendës-kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, në mbrojtje të luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga Serbia

Zëvendës-kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, ka dalë në mbrojtje të luftës së lavdishme të UÇK-së për çlirimin e Kosovës nga Serbia. Në reagimin e tij pas paraqitjes fillestare të Jakup Krasniqit në Gjykatës Speciale, numri dy i Qeverisë shqiptare ka çmuar lart paraqitjen e ish-zëdhënësit të UÇK-së dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës në mbrojtje të vlerave dhe pastërtisë së luftës çlirimtare të UÇK-së përballë agresorit serb. “Sa shumë dinjitet, krenari, urtësi, vetëpërmbajtje, kthjelltësi, ndershmëri prej njeriu, burri, babai, mësuesi, luftëtari, shtetari, gazetari, shkrimtari, shqiptari, Jakup Krasniqi”, shkruan, Erion Braçe.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …