Ish eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, u paraqit për herë të parë në sallën Gjykatës Speciale, në Hagë

Ish eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, u paraqit për herë të parë në sallën Gjykatës Speciale, në Hagë

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, është deklaruar i pafajshëm nga të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat e ka ngarkuar Prokuroria e Speciales “Unë deklarohem i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka saktësuar Rexhep  Selimi. Ai  ka thënë se luftën çlirimtare e ka nisur me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe e ka përfunduar me komandantin e NATO-s, gjeneralin,  Wesley Clark. “Po, unë kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër asaj Serbie që veç të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj unë e kam bërë vetëm detyrën time. Unë jam veç një çlirimtar që luftën e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kam përfunduar me gjeneralin Clark… Drejtësia e mbi të gjitha e vërteta, duhet të jetë qëllimi i të gjithëve këtu, ashtu siç do të jetë qëllimi im parësor në këtë proces”, ka thënë Selimi, duke e quajtur aktakuzën të pabazë dhe të padrejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …