Kryeministri Hoti

Avdullah Hoti: Shtatë komuna të Kosovës pritet të futen në karantinë nga dita e premte

Shtatë komuna të Kosovës pritet të futen në karantinë nga dita e premte, ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka thënë se nga ora 19:00 në këto komuna do të ketë edhe orë policore për qytetarët. Komunat me këtë vendim do të jenë: Prishtina, Besiana, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj Ai ka folur për një varg masash që do të merren për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Këto, sipas Hotit, janë ende propozime, të cilat sot do t’u dërgohen ministrave të kabinetit për shqyrtim dhe votim. Nëse votohen, për çka Hoti nuk ka shprehur asnjë dyshim, atëherë do të futen në fuqi të premten në orën 19.00

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës presidentja e Bullgarisë nderon trupat bullgare në KFOR: “Jeni garanci sigurie për rajonin”

Zëvendës presidentja e Bullgarisë, Iliana Iotova, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në …