Kuvendi i Kosoves

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, pos të tjerash, janë paraparë edhe dy interpelanca për kryeministrin Hoti

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës,  pos të tjerash, janë paraparë edhe dy interpelanca të kryeministrit Hoti. Hoti me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje do të ballafaqohet me deputetët për dy tema, për Liqenin e Ujmanit dhe për personat e pagjetur. Në këtë seancë priten të shqyrtohet edhe disa projektligje. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Liburn Aliu, mbështetur edhe nga 6 deputetë për çështjen “Përfshirja dhe ndarja e liqenit të Ujmanit me Serbinë në dokumentin e zotimeve të 4 shtatorit 2020” dhe  Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovë,Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Saranda Bogujevci, mbështetur edhe nga 6 deputetë për çështjen.  “Trajtimi i dëmshëm i temës së të pagjeturve në zotimet e 4 shtatorit, duke e kushtëzuar me personat e zhvendosur”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …