Deputet të partive politike kanë deklaruar se janë duke u bërë përpjekje që nëpërmjet Gjykatës Speciale të njolloset lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe që vendi ynë të ketë pasoja në të ardhmen. Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati është duke u munduar të njolloset historia çlirimtare e vendit tonë dhe ka tërhequr vërejtjen se procesi në Gjykatën Speciale mund të ketë edhe pasoja të rënda ekonomike. Edhe deputeti nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi se zhvillimet e fundit me ngritjen e aktakuzave ndaj çlirimtarëve dhe dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, do të ndikojnë edhe në uljen e investimeve të huaja në Kosovë. Përveç tyre, edhe eksperti i ekonomisë Safet Gërxhaliu kas deklaruar për “Kosovapress” se Kosova është në krizën më të madh që nga viti 1999, jo vetëm në aspektin politik, ekonomik e social, por edhe në shtet ndërtim. Është koha kur duhet të reflektojmë një unitet politik, ka porositur ekonomisti, Safet Gërxhaliu.
