Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Përsëri në Parlamentin e Republikës, s’ka kuorum….!

Të çuditemi?

Jo!

Se nuk është hera e parë, që mujsharët, pispiling, bishtatundës dhe picarosh deputet luajn me ndjenjat dhe me jetën e qytetarëve.

Picaroshët deputet, paguhen edhe kur nuk marrin pjesë apo, nuk janë prezent në seancat parlamentare!

Qytetarë të nderuar,

Nëse deri sot, se keni kuptuar se kënd për deputet e keni votuar, shumë jeni vonuar, keni humbur dhe asgjë s’keni fituar.

Besoni ose jo!?

“Politikan është ai person, që ne me politikën e tij nuk jemi dakord; nëse jemi dakord me të, ai është burrë shteti”.

“Politikanët tanë e ndajnë njerëzimin në dy klasa: Në vegla dhe në armiq”.

Qytetar të nderuar, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin dhe e bën zhvillimin.

Nëse jeni të gatshëm të bëni ndryshimin, atëher kujdes kur votoni, politikanin e keq mund ta vrisni me votë.

Të gjithë jemi dëshmitarë, sidomos prej fillimit të pandemis me Virusin: Sars – Cov – 2 Corona!

As që na trajtojn. se nuk merren me ne, na urdhërojnë mbrenda të qëndrojmë, pa punë dhe në gjendje shumë të rënduar ekonomiko sociale dhe këta pispiling dhe bishtatundës picarosh po mendojn se ne mundemi vetëm me ajrin të jetojmë.

Kanë harruar se edhe ne duhet të ushqehemi….!

Shkurt e shqip dhe troç, ne duhet të reagojmë dhe mos të lejojmë si vegla apo armiq, këta politikan pispiling dhe mujshar picarosh të na trajtojn, pikë.

Me shpres se qytetarët do reflektojnë dhe këta politikan me votë t’i ndëshkojnë!

Shpresa vdes e fundit.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Në muajt e fundit, jemi dëshmitarë të një prishjeje të thellë të ekuilibrit institucional dhe …