Reshitaj: Duhet të bashkohemi e të flasim të gjithë me një gjuhë, sepse këto ditë janë tronditur janë edhe varret dëshmorëve

Reshitaj: Duhet të bashkohemi e të flasim të gjithë me një gjuhë, sepse këto ditë janë tronditur janë edhe varret dëshmorëve

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë. Ajo përmes një shkrimi ka thënë se në këto ditë plagët e secilit janë të tronditura thellë. “Në këto ditë kur tronditur janë edhe varret e atyre që në moshën më të njomë braktisën ëndrrat rinore për të mbrojtur familjet, shtëpitë e lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj, heshtja nuk duhet zënë vend, duhet të flasim madje duhet të flasim të gjithë me një gjuhë”, ka shkruar Reshitaj. Më tej ajo ka thënë se më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesëskolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend. Reshitaj, ka thënë se kur e gjithë bota ka kthyer fuqinë njerëzore në mbrojtje të shëndetit të qytetareve, sipas saj, populli ynë po rrezikon të pësojë jo vetëm nga simptomat virusale por edhe nga sulmet e armiqve tanë.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …