leoni

Arsim Gërxhaliu

Arsim Gërxhaliu: Mbi kufomat e shqiptarëve janë hedhur gurë dhe mbeturinat e minierës që kanë krijuar gati një bjeshkë

Arsim Gërxhaliu, drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka thënë se terreni ku janë zbuluar mbetjet mortore të viktimave të luftës është shumë i vështirë. Që tri ditë është zbuluar varreza masive në Kizhevak të Rashkës, që ndodhet në mes të Rudnicës dhe Kopaonikut, afër një miniere dhe në një terren malor. Mbi kufomat e shqiptarëve janë hedhur gurë dhe mbeturinat e minierës që kanë krijuar gati një bjeshkë, gjë që ka vështirësuar në masë të madhe gërmimin për të gjetur kockat. Gërxhaliu thotë se pas zbulimit të varrezës tanimë janë në pritje të gjykatësit, që sipas ligjit në Serbi, ai e merr vendimin se kur do të nisin punimet. Ai thekson se procesi do të jetë i gjatë për shkak të terrenit dhe procedurës së punës që do të bëhet me dorë tash e tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu kritikon LDK-në: Frika për të marrë vendime e ka lënë Kosovën prapa

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj propozimit të LDK-së për qeveri tranzicionale, duke …