Endrit Shala: Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e tyre

Shala: Me ndihmën e SHBA-ve, dhe shteteve tjera do të arrijmë sa më shpejt çështjen e të zhdukurve

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, në seancën e sotme të Kuvnedit, ka thënë se marrëveshjen e arritur në Uashington e shohin si një mundësi të mirë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje, e cila tha se pastaj duhet të pasohet me marrëveshje për njohje reciproke mes dy shteteve. “Besoj që kjo marrëveshje në Uashington dhe garantimi i SHBA-së për zbatimin e kësaj pike besoj që është mirë që qytetarët e Republikës së Kosovës, është në të mirë të zgjidhjes së kësaj çështje jashtëzakonisht të ndjeshme për të gjithë neve. Ne jemi të bindur që edhe me ndihmën e SHBA-ve, po edhe të shteteve tjera do të arrijmë sa më shpejtë ta zgjidhim edhe këtë çështje”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Procesi ndaj Hashim Thaçit në fazën finale,  mbrojtja kërkon pafajësi, vendimi pritet nga gjykata speciale

Procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit në gjykatën speciale në Hagë, ka hyrë në fazën përfundimtare, …