leoni

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Dalja e Driton Selmanaj në foltore të Kuvendit është ofendim për familjaret e të pagjeturve

Akuza e kundër akuza në seancën në të cilën po diskutohet çështja e të pagjeturve o vazhdon. Ajo që tha është ofendues që zëvendës-kryeministri Driton Selmanaj të flas për këtë çështje ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Në fjalinë e saj ajo tha se Qeveria po mundohet të hesht për këtë çështje në dialog me Serbinë. “Kjo Qeveri duhet të përgjigjet për çdo gjë që ndodh. Leni të kaluarën jeni ardh dhe keni thanë na jemi ma të mirë. Më 20 gusht janë dhanë fakte të tmerrshme për Ukshin Hotin. Kërkojmë nga kryeministri dhe ministri i Drejtësisë të verifikon cdo të dhënë dhe të japë përgjigjej për familjen e Ukshin Hotit. Në tavolinën  diskutimeve s’duhet të ulen pa e qitë çështjen të pagjeturve. Nuk kamë asgjë personale  më ju zotëri Selmanaj, por dalja juaj në këtë foltore sot është ofendim për familjaret e të pagjeturve”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …