Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i bashkohet nismës në mbështetje të luftës së Kosovës: “Liria ka emër, UÇK"

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i bashkohet nismës në mbështetje të luftës së Kosovës: “Liria ka emër, UÇK”

Në rrjetet sociale në mbështetje të ish-përfaqësuesve të UÇK-së që janë thirrur në Hagë, nismës së motos: “Liria ka emër” iu ka bashkuar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili  së bashku me ministrin, Pandeli Majko ka pritur në zyrën e tij, disa prej organizatorëve të kësaj nisme  si veprimtaren, Eliza Hoxha dhe  regjisoren, Burbuqe Berisha. Veliaj ka theksuar se gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. “Me shoqen time të mirë, Eliza Hoxha, regjisoren, Burbuqe Berisha, e Pandeli  Majkon, i cili qëndroi pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira, kur ai ishte kryeministër i Shqipërisë. Liria e pavarësia ishin ideali i vetëm i luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjykimi i udhëheqësve të UÇK-së është rast i paprecedent, dhe një proces nga i cili do të dalin ballëlartë të gjithë ata që bënë realitet përpjekjet për liri. LIRIAKAEMËR e ky emër është gravurë në gjakun e mijëra të rënëve për liri e të gjallëve që e çuan në vend amanetin”, ka shkruar Veliaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …