Edi Rama

Edi Rama: Për mbylljen apo hapjen e shkollave vendosin autoritetet shëndetësore

Vendimi për mbylljen apo hapjen e shkollave i takon autoriteteve shëndetësore. Është kjo përgjigjja që kryeministri Edi Rama u ka dhënë zërave për mbylljen e shkollave për shkak të situatës së pandemisë në vend. Në një komunikim me mediat kreu i qeverisë tha se shkollat nuk konsiderohen vatër e nxehtë, por një hapësirë që ka potencial rreziku. Kreu i qeverisë u bëri apel qytetarëve që të ndërgjegjësohen në mënyrë që të shmanget mbingarkesa në spitale dhe dhe një mbyllje që do të kishte pasoja të rënda në të gjitha aspektet.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …