Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Hoxhaj: Për postin e kryetarit të vendit PDK nuk ka vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj thotë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president. Hoxhaj tha se ata nuk do të votojnë dikë jashtë PDK-së për të parin e shtetit. “Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, ka thënë Hoxhaj. Ndërkohë ai theksoi Partia Demokratike e Kosovës është më e goditura nga Gjykata Speciale, pasi edhe Kadri Veseli u detyra të lërë postin e udhëheqësit të kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

Paga e 13-të do të paguhet në fillim të vitit 2027

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se paga e 13-të për punonjësit e sektorit …