Armend Zemaj: Kur flasim për menaxhimin e pandemisë se virusit korona, Kosova është vend shembull

Ministri Zemaj: Masat e reja për luftimin e pandemisë, kanë pasur ndikim pozitiv, por jo në shkallë të kënaqshme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është deklaruar mbrëmë për situatën epidemiologjike në vend. Sipas tij, masat e reja që janë ndërmarrë për luftimin e pandemisë, kanë pasur efekt pozitiv, por jo në nivel të kënaqshëm. Zemaj ka treguar se sot do të ketë vlerësim epidemiologjik javor, derisa theksoi se në bazë të situatës në terren, nuk do të ketë lirim të masave në këtë fazë dhe sipas tij duhet të ketë rritje të disciplinës. I pari i Shëndetësisë ka thënë se një prej problemeve kryesore me të cilat po përballen është që pjesëtarët e tjerë të familjarëve të infektuar nuk po vetizolohen dhe kështu ata po detyrohen që të bëjnë shumë testime.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …