Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama bëjnë nderime në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama bëjnë nderime në Prekaz

Me rastin e festës së 28 Nëntorit ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me delegacionet e kryesuara të tyre, bënë nderime në Kompleksin Memorial para varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz. Në njoftim thuhet se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë institucione që ruajnë dhe kultivojnë në vazhdimësi, vlerat më të larta të trashëgimisë së saj dhe vlerave historike të vendit si frymëzim e motivim për realizimin me përgjegjësi të lartë të misionit të tyre në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …