Shaip Kamberi

Shaip Kamberi paralajmëron se shumë shpejt do ta vendosë edhe flamurin e Kosovës në Kuvendin e Serbisë

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, e ka quajtur të domosdoshme vendosjen e Flamurit Kombëtar brenda sallës së Kuvendit në Beograd. Kamberi tani ka paralajmëruar se në Kuvendin e Serbisë do ta vendos edhe flamurin e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se e ka ndërmarrë këtë iniciativë për të shprehur indinjatën e tij ndaj Qeverisë Serbe që të lejoj përdorimin e lirshëm të simboleve kombëtare për pakicat siç bëjnë edhe vendet e rajonit. Njësoj sikur që e vendosi flamurin Kombëtar-shqiptar, Kamberi premtoi se ashtu do ta vendosë një ditë edhe flamurin e Republikës së Kosovës, në Kuvendin e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …