Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar shqiptarët në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar shqiptarët përmes një telegrami urimi dërguar z. Ilir Meta me rastin e 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. “I nderuar zoti President, pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t’u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin, afishuar në faqen  zyrtare të  ambasadës ruse,  në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …