Në 108-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Flamuri shqiptar afishohet në qendër të Dubait

Një tjetër urim i veçantë  ka ardhur për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë për Shqipërinë. Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit. Flamuri kuq e zi ka qenë në qendër të Dubait  për disa minuta, si një ndër urimet më të veçanta për vendi tonë. Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë, e cila filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828 metra, një nga sfidat më të mëdha për botën inxhinjerike.

Kontrolloni gjithashtu

Me aktivitete tematike e përkujtimore sot u përkujtuan: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët e parë të UÇK-së, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullau

Më 31 janar të vitit 1997, kanë rënë në një pritë të Policisë serbe dëshmorët …