Isa Mustafa: Iu takon institucioneve të vendit të garantojnë për ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim, në Hagë

Isa Mustafa: Rezultati i zgjedhjeve në Besianë është i papritur, por vota e sovranit meriton të respektohet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Besianës ku LDK për herë parë pas 20 vjetësh nuk ka dalë fituese. Mustafa thotë se rezultati është i papritur, por vota e sovranit meriton të respektohet. Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se LDK duhet ta mendoj qajen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjëve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa Vetvendosje prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyar Besianën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …