Armend Zemaj: Kur flasim për menaxhimin e pandemisë se virusit korona, Kosova është vend shembull

Ministri Zemaj: Masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit korona kanë dhënë efekt

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mund të ketë edhe kufizime tjera në festat e fundvitit. “Do të shohim për aktivitet e qytetarëve të ditëve në vijim. Do t’i përcjellim aktivitetet që nuk po respektohen sipas manualit për festat e fundvitit, pastaj do të marrim masa”, është shprehur ai. Zemaj thotë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë dhënë efekt. “Kulmi ka ardhur në një ditë kur kishim diku 927 raste. Prej asaj pjesë lakorja shkoi duke u stabilizu”, shtoi ai. “Numri i shëruarve ditëve të fundit është më i lartë se numri i të infektuarve dhe kjo është ajo lëvizja pozitive me masat në fuqi. Adresimi është që masat të vazhdohen”, ka deklaruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …