Kryeministri Hoti i shoqëruar nga ministrat Zemaj, Veseli dhe Reçica takohet me Sindikatën e Infermierëve

Kryeministri Hoti i shoqëruar nga ministrat Zemaj, Veseli dhe Reçica takohet me Sindikatën e Infermierëve

Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19. Hoti, në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkoi përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti Covid -19 sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …