Arbër Tolaj: Ramush Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit

Arbër Tolaj: Ramush Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arbër Tolaj ka thënë se Haradinaj identifikohet si lider tipik, i rritur dhe i formësuar me hallet e popullit. Ai përmes një postimi ka thënë se Haradinaj sot është faqebardhë rri këmbëkryq mbi dheun e Babës së tij Hilmiut, dheun e Luanit, Shkëlzenit, që lanë me gjak, bjeshkë e vërri, cep me cep ku flitet shqip. “Përpara tij u përul diplomacia ogurzezë, sepse asnjë lider i sotëm kombëtar e ndërkombëtar, nuk ka bërë për vendin e tij, sa ai. Haradinaj ishte dhe mbetet i vetmi kryeministër që nuk u josh pas ndonjë “karrote politike”, as nuk ngarendi pas biografive të mëdha. Amerika dhe aleatët saj dhe tanët, tashmë e kanë të qartë se Haradinaj është prijësi më properëndimor”, tregoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. Dr. Jeton Kelmendi: Poshtërimi i Kosovës nga Gjykata Speciale, një akt i turpshëm dhe kundër njeriut

Prof. Jeton Kelmendi PhD: Lufta në Ukrainë dhe Gaza, forcimi i BE-së dhe qasja e presidentit Trump ndaj Evropës

Pas vitit 2022, bota ka hyrë në një periudhë transformimi të thellë gjeopolitik. Dy konflikte …