Republika e Kosovës renditet ndër vendet më të sigurta në botë nga ndikimi i terrorizmi

Republika e Kosovës renditet ndër vendet më të sigurta në botë nga ndikimi i terrorizmi

Terrorizmi mbetet problem i rëndësishëm dhe serioz në shumë vende, pavarësisht nga rënia e përgjithshme e ndikimit të tij në të gjithë botën gjatë vitit 2019, vlersoi Instituti për Ekonomi dhe Paqe në një raport mbi Indeksin Global të Terrorizmit 2020: Matja e Ndikimit të Terrorizmit. Vitin e kaluar, 63 vende regjistruan të paktën një vdekje nga një sulm terrorist, ndërsa shtatëmbëdhjetë vende regjistruan më shumë se 100 vdekje nga terrorizmi. Kosova, Kroacia dhe Sllovenia, së bashku me Islandën, Portugalinë dhe Rumaninë, janë vendet e renditura më mirë në Evropë dhe janë ndër vendet më të sigurta në botë ku ndikimi i terrorizmit është minimal. Ata ndiqen nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci

Lulzim Peci: Për një qeveri gjithëpërfshirëse duhen dy ndryshime kushtetuese thelbësore

Analisti politik Lulzim Peci, ka theksuar se çdo përpjekje për formimin e një qeverie të …