Kujtim Gashi: Jemi takuar me LDK-në për Pakon e Rimëkëmbjes por nuk kemi biseduar për përfshirjen në qeveri

Gashi: Jemi takuar me LDK-në për Pakon e Rimëkëmbjes por nuk kemi biseduar për përfshirjen në qeveri

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë se janë takuar me LDK-në për Pakon e Rimëkëmbjes. Ai ka thënë se po të mos ishte arroganca e Qeverisë, atëherë do të ishim duke e miratuar pakon e tretë apo të katërt. “Ne jemi në opozitë. Por e kishim thënë që prej fillimit se do të jemi bashkëpunues. Kjo për faktin se nuk mund ne të jemi kundër shtetit. Jemi takuar me LDK-në por nuk kemi folur për temën e futjes në qeveri. Kemi diskutuar vetëm për ekonominë. Ishim të gatshëm të ndihmojmë qytetarin, madje kërkuam edhe bisedime me partitë tjera opozitare”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin …