Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës mirëpresin përafrimin e qëndrimeve politike për kalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, si përgjigje në thirrjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të sektorit privat. Plotësimi i projektligjit me rekomandime të mëtejme si dhe shtimi i vlerës monetare së përkrahjes financiare ndihmon në adresimin më proporcional të kërkesave të bizneseve dhe dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID19. Prandaj, OEAK dhe OEK u bëjnë thirrje deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të mbështesin projektligjin në seancën e nesërme kur Projektligji pritet që të votohet në lexim të dytë.
