Ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës e përmbyllin me sukses Stërvitjen fushore “Steel-02”

Ushtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës e përmbyllin me sukses Stërvitjen fushore “Steel-02”

Në zonën stërvitore afër kazermës së FSK-së “Ushtarët e NATO-s” në Burim u realizua demonstrimi stërvitor përmbyllës i Kompanisë 2A të Regjimentit të Dytë të Forcave Tokësore të FSK-së në kuadër të Stërvitjes Fushore katërditore “Steel-02 ”. Për të parë nga afër demonstrimin e operacioneve stërvitore, ishin ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama të shoqëruar nga zyrtarë e oficerë të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Në fillim, ata u pritën nga ana e komandantit të Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj dhe stafi i tij i cili falënderoi për vizitën duke e vlerësuar lart si shprehje e kujdesit permanent të lidershipit me ndikim të madh në motivimin për punë të suksesshme edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …