Dritan Abazovic

Abazoviq: Mos flisni ju të opozitës për të drejtat e pakicave. Unë nuk jam serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur

Në debatin që ka vazhduar për ca kohë në Kuvendin  e Malit të Zi, ku po diskutohet qeveria e re malazeze, Ditan Abazoviq vazhdoi të akuzojë deputetët e partisë opozitare. Disa nga deputetët opozitarë i thanë Abazoviqit  duke i thënë që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe “të mos bërtiste”.  Mos më folni ju  deputetë të opozitës për të drejtat e komuniteteve. Unë nuk jam serb, as malazez. Jam pjesëtar i komunitetit më të shtypur. Vij nga një komunë jugore, e cila është më e varfra në vend”, theksoi ai. Dritan Abazoviq është nominuar që të jetë zëvendëskryeministër i Malit të Zi, ku kryeministër  pritet të jetë Zdravko Krivokapiq.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …