Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk po duket shpresdhënës për qytetarët, ata mendojnë së do të keqpërdorën mjetet

Ligji për Rimëkëmbjen nuk po duket shpresdhënës për qytetarët, ata mendojnë së do të keqpërdorën mjetet

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, përveç disa ndihmesave që parasheh për bizneset, përfshinë edhe mundësinë për tërheqje të 10 për qind të trustit pensional. Ky ligj është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës, gjatë seancës së djeshme, ku mori përkrahjen e 72 deputetëve. Jo gjithë qytetarët po i gëzohen kësaj pako, meqë sipas tyre është e vonuar, dhe nuk do t’u ndihmojë sa duhet atyre. Xhavit Mustafa, i cili është pensionist thotë se kjo pako nuk do të ndihmojë aspak qytetarët, meqë dyshon se do të keqpërdoren këto mjete. “Pako e rimëkëmbjes ekonomike nuk i ndihmon aspak qytetarët, e kanë menduar për disa biznese por bizneset në të shumtën e rasteve e keqpërdorin atë ndihmë. Dhe nuk do të shkoj për aty ku është dedikuar. Punëtori nuk do të ketë kurrfarë përfitimi nga ky rast. Shumë shtresa sociale fare nuk janë të ndihmuara në këtë periudhë”, thotë ai./KP/

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …