leoni

Daut Haradinaj:

Daut Haradinaj: Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka mbështetjen e plotë të AAK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë që kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, e ka përkrahjen e plotë të AAK-së. “Deri në zgjedhjet e ardhshme, besoj që Hoti do të jetë kryeministër. Nuk ka ndonjë formulë tjetër, vetëm në rast se bjen kjo Qeveri. Edhe Hoti e ka përkrahjen e plotë të AAK-së, pa asnjë rezervë”, ka thënë Haradinaj. “Të vetmen kritikë që e kemi pas ndaj tij me zë, ka qenë rreth çështjes së dialogut. Nuk do të ketë dialog në këto rrethana. Derisa të konsolidohet presidenca e re në SHBA, nuk shoh që do të ketë ndonjë zhvillim, as në Serbi nuk janë shumë të interesuar”. Haradinaj ka theksuar që në të gjitha anët sipas tij, pothuajse në Ballkan ka turbulenca të rënda, sidomos pas pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ka publikuar një video me dëshminë e Adnan Merovcit, lidhur me Lulëzim Bashën

Taulant Balla: Mijëra zemra shqiptare do të bashkohen në Tiranë për drejtësi ndaj çlirimtarëve

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën …