Abelard Tahiri: Partia Demokratike të Kosovë nuk ka votë për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të vendit

Abelard Tahiri: PDK-ja nuk ka votë për zgjedhjen e Ramush Haradinajt kryetar të vendit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka folur pas deklarimeve të fundit thumbuese të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj dhe kandidaturës  se tij për kryetar të vendit. Ai ka thënë se qeverisja aktuale nuk ka asnjë përafrim sa i përket një kandidati të përbashkët për postin e presidentit. Tahiri deklaratën e fundit të Haradinajt referuar PDK-së, e ka quajtur një gjuhë degraduese, duke thënë se jo vetëm Haradinajn, por asnjë kandidat nga koalicioni qeverisës për kryetar të vendit kjo parti nuk ta pranojë. “Haradinaj di të bëjë befasi dhe me befasi të tilla ai shpesh i ka sjellë dëme vendit. PDK nuk ka votë për Haradinajn për president të Kosovës”, u shpreh Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Marrëveshja mes FSK-së dhe Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, ka informacione senzitive

Ministri i dorëhequr i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci e ka vlerësuar lart marrëveshjen e …